Plagosja tek “Don Bosko”, identifikohen 3 autorët

Policia e Tiranës ka identifikuar dhe shpallur në kërkim 3 autorët e dyshuar të plagosjes së 41-vjeçarit Luan Byberi, mbrëmjen e djeshme në rrugën “Don Bosko” në Tiranë.

Burime zyrtare nga policia bëjnë të ditur se autorët e dyshuar të ngjarjes janë shtetasit: Shpëtim Gaxha, 43 vjeç, Dëfrim Gaxha, 36 vjeç, dhe Besnik Gaxha, 47 vjeç, të cilët janë shpallur në kërkim.

Si pasojë e të shtënave shtetasi Luan Byberi ka pësuar dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit dhe aktualisht ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin Ushtarak Tiranë.

Ndërkaq mesohet se ngjarja mund të ketë ardhur pas një grindjeje për shkak të borxheve.

Share Button