Plagoset një çift me motor, burri në gjendje të rëndë

Një aksident i rëndë rrugor ndodhi këtë të martë në aksin rrugor Lezhë-Shkodër ku për pasojë mbetën të plagosur një çift bashkëshortësh që udhëtonin me motor.
Ata u përplasën nga një makinë në vendin e quajtur “Kryqëzimi I Kardhiqit”.

Bashkëshorti 60-vjeçar Viktor Vasa ndodhet në gjendje më të rëndë shëndetësore dhe mësohet se është transportuar për trajtim të specializuar në QSUT në Tiranë, ndërsa gruaja e tij 54 vjeç Saze Vasa është shtruar për mjekim në spitalin Rajonal të Lezhës.

Çifti i bashkëshortëve po udhëtonte nga fshati i tyre, Grash.

Share Button