Plagoset me thikë një 16 vjeçar në Durrës

Një 16-vjeçar është plagosur me thikë në këmbë nga një bashkëmoshatar i tij. Ngjarja ka ndodhur në lagjen 16 në qytetin e Durrësit në afërsi të një shkolle.

Sipas policisë “më datë 07.12.2016, rreth orës 10:30, në lagjen Nr.16, në rrugën përpara shkollës, gjatë pushimit të madh është konfliktuar për motive të dobëta dhe ka goditur me thikë në këmbën e majtë, shtetasin K.P. 16 vjeç, banues në Shënavlash Durrës”

I dëmtuari ndodhet në Spitalin Rajonal Durrës jashtë rrezikut për jetën.

Policia sqaron se autori dhe i dëmtuari studionin në të njëjtën shkollë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një thikë, tip biçaku me mbishkrimin”CriVit”, shkruan “Ora News”, përcjellë Klan Kosova.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale”Plagosja e lehtë me dashje”dhe”Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”parashikuar në nenet 89 dhe 279 të Kodit Penal.

Share Button