Pjesëtarët e ekipit të TRT World arrestohen në Mianmar

YDisa persona duke përfshirë edhe gazetarët e TRT World janë arrestuar në Mianmar me arsyetimin se kanë filmuar pamje me dron në afërsi të ndërtesës së parlamentit, raporton Anadolu Agency (AA).

Sann Aung, një nga zyrtarët e policisë së Mianmarit në një deklaratë për AA ka bërë të ditur se gazetari Lau Hon Meng nga Singapori, gazetarja Mok Choy Lin nga Malajzia, gazetari vendas Aung Naing Soe dhe shoferi qytetar nga Mianmari janë arrestuar.

Duke vënë në dukje se personat në fjalë janë arrestuar pak kohë pasi kanë kryer xhirime me dron në afërsi të ndërtesës së parlamentit në kryeqytetin Nepido, Sann Aung është shprehur se “Këto persona akuzohen në kuadër të ligjeve për futjen e dronëve pa leje në Mianmar.”

Ndër të tjera në kontrollin e kryer nga policia në shtëpinë e Aung Naing Soe mësohet se i është konfiskuar kompjuteri.

Share Button