Pjepri, fruti me veti kuruese dhe plot vlera ushqyese

Pjepri është fruta që rritet në verë, plot shije, lëng dhe aromë, por edhe me veti kuruese që nuk i keni ditur më parë. Kjo frutë që është një nga frutat më freskues të verës ka shumë varietete, por vlerat ushqyese nuk ndryshojnë shumë mes llojeve të ndryshme, transmeton Indeksonline.

Pjepri është i pasur me ujë, sheqer natyral, ka pak kalori dhe shumë vitamina dhe minerale që janë të shëndetshme për organizmin e çdo moshe.

Vitaminat që më së tepërmi përmban kjo frutë janë vitamina A, vitamina PP, Vitamina C dhe më pak vitamina B1 dhe B2.

Pjepri është burim i fosforit, kaliumit, sodiumit, kalciumit, por gjithashtu është i pasur me fibra, proteina dh yndyra të gjitha të shëndetshme pasi janë natyrale dhe jo të shtuara.

Vlerat e kësaj frute po i rendisim më poshtë:

Lufton kancerin

Ky frut është i pasur me përbërës ushqyes, ku gjendet betakaroten që është një antioksidant i fuqishëm. Pjepri është një mjet i fuqishëm për parandalimin e kancerit dhe eliminimin e radikaleve të lira. Konsumi i pjeprit parandalon kancerin dhe sëmundjet e zemrës.

Rrit sistemin imunitar

Pjepri është i pasur me betakaroten, phytochemicals dhe vitaminë C. Vitamina C vepron si një linjë e rëndësishme e mbrojtjes për një sistem të shëndoshë imunitar. Përveç kësaj, vitamina C stimulon prodhimin e qelizave të bardha të gjakut që kërkojnë dhe shkatërrojnë bakteret e dëmshme, viruset dhe toksina të tjera të organeve të huaja në gjakun tonë.

Lufton diabetin

Disa studime kanë treguar se konsumi i pjeprit është i lidhur për të përmirësuar metabolizmin e insulinës, që do të thotë një luhatje më të qëndrueshme të sheqerit në gjak. Gjithashtu pjepri është në gjendje të reduktojë stresin oksidativ mbi veshkat, duke ndihmuar për të parandaluar një numër të sëmundjeve që lidhen me veshkat.

Lufton artritin

Phytochemicals kanë veti anti-inflamatore. Pjepri mund të ndihmojë në parandalimin e stresit oksidativ në nyje dhe kocka, duke zvogëluar inflamacion. Inflamacion kronik i këtyre zonave jetësore mund të të çojë në sëmundje të tilla si artriti.

Ndihmon në tretjen e ushqimit

Pjepri përmban, edhe pse në sasi të vogla fibër dietike, një komponent thelbësor që ndihmon në tretjen e ushqimit.

Mban sytë shëndetshëm

Karotenoidet janë të vlefshme për të mbajtur sytë shëndetshëm.

Ndihmë për lëkurën

Pjepri është një burim i rëndësishëm për betakarotenin që është një pararendës i vitaminës A. Kjo e fundit stimulon membranën qelizore të lëkurës dhe rrit prodhimin e qelizave. Gjithashtu konsumi i pjeprit ju mbron kundër toksinave të dëmshme që plakin lëkurën përpara kohe

Lufton stresin

Kaliumi është një nga substancat ushqyese thelbësore që gjendet tek pjepri. Ai relakson enët e gjakut dhe ul presionin e gjakut. Presioni i lartë i gjakut mund të veprojë në trup si stresant dhe gjithashtu mund të shkaktojë lirimin e hormoneve të stresit, të tilla si kortizolit. Kaliumi rrit qarkullimin e gjakut dhe oksigjenit në tru dhe ju bën juve të ndiheni më të qetë. Përveç kësaj, duke reduktuar praninë e hormoneve të stresit në trup, mund të zvogëlohen shumë simptomat e ankthit.

Share Button