Pijet që lidhen me ankthin dhe depresionin

Është e ditur që sheqeri tek pijet me gaz dhe ëmbëlsirat lidhet obezitetin dhe sëmundjen e diabetit, por a është i dëmshëm për shëndetin mendor?

Sipas një studimi të publikuar së fundmi nga revista “Scientific Reports”, burrat që kanë konsum më të lartë të sheqerit përmes ushqimeve si ëmbëlsirat apo pijet me gaz rrezikojnë 23% më tepër për të pasur çrregullime në zhvillimin mendor si depresion apo kriza ankthi në pesë vitet e ardhshme.

“Studimet tona sugjerojnë se konsumi i sheqerit nga ushqimi apo pijet ka ndikim në shëndetin psikologjik afatgjatë dhe se ulja e sasisë lidhet me një shëndet më të mirë psikologjik”, shkruajnë autorët e studimit, hulumtues në “University College London (UCL).

“Asnjë nga këto dy pohime nuk justifikohet nga rezultatet e studimit, që kufizohen nga disa aspekte”, argumenton një ekspert i pavarur, dietologia Catherine Collins, zëdhënëse e Shoqatës Britanike të Dietologjisë.

Share Button