Pezullim 8-vjeçar për Sepp Blatter dhe Michel Platini

Presidenti i FIFA-s Sepp Blatter dhe shefi i UEFA-s Michel Platini janë pezulluar për 8 vite nga të gjitha aktivitetet futbollistike.

Vendimi i pezullimit nga Komisioni i Etikës hyn në fuqi menjëherë.

Për 79-vjeçarin Blatter, ky dënim shumë i gjatë praktikisht i jep fund karrierës së tij si administrator futbolli. Blatter është president i FIFA-s që nga viti 1998.

Ndërkohë, merr fund edhe shpresa e 60-vjeçarit Platini për të pasuar Blatterin si kreu i FIFA-s.

Platini, tre herë fitues i Topit të Artë dhe ish-kapiten i Francës, ka që në vitin 2007 në postin e presidentit të UEFA-s.

 

Share Button