Petrit Vasili “lëshon” gjuhën ndaj Ramës: Na çau dërrasat, ligj edhe për preshin

Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar ashpër
ndaj kryeministrit Edi Rama, duke marrë shkas nga situata që
ndodhi sot në Kuvend.
Në një mesazh në faqen e tij të ‘Facebook’-ut, Vasili theksoi me ironi se i vetmi që
zbaton rregullat është shkollëpaku (Rama).
Mes të tjerash ai shkruan se një mësuese në Kamëz, Hamide Qemirani u pezullua
nga puna.

Postimi i ish kreut te LSI:

Kryeministri shkollëhiç na çau dërrasat përditë, që medemek ai respekton rregullat, ligjet edhe për preshin, lakrën dhe sallatën etj etj. Po mësuesen në Kamëz, Hamide Qemirani, banditizmi i qeverisë e zbon nga puna, me çfarë rregulla a ligje e heq ky kryeministër?
Jo mor jo, ky shkollëhiçi ka në kokë vetëm ligjin e Agjitacion dhe propagandes dhe te
Internim dëbimeve, s’ka ky asnjë lidhje as me demokracinë e as me pluralizmin.
Këtë nuk e zë gjumi vetëm që të lulezojnë kanabisi dhe koncesionet, se shteti ligjor na la
shëndenë.
Shteti ligjor s’ka hiç të bëjë me poturet e këtij, që kutërbojne nga kanabisi.
Mësuesja Hatixhe dënohet pa ligj nga kanabisti në krye të qeverisë. Ky është morali i
histerive mediatike të shtetit që ka rënë.

Share Button