Peshkopi, zbulohet një arsenal armësh

Një arsenal armësh eshte zbuluar nga policia në komunën Tomin, në Peshkopi.

Nga të dhënat e para mësohet se gjatë kontrollit në banesën e 63-vjeçarit Shaban Murati, policia ka sekuestruar 3 pushkë, 3 automatikë, granata, një predhë antipatik, fishekë dhe 3 radio policie.

Policia ka arrestuar 63-vjeçarin Murati ndërsa materialet e sekuestruara i kanë kaluar Prokurorisë për procedim të mëtejshëm penal.

 

Share Button