Pesë pije magjike për rënie në peshë

Një ndër problemet më të mëdha me të cilat ndeshet shoqëria jonë është edhe ai i obezitetit. Që të mund të lufohet ky fenomen nuk mjaftojnë vetëm ushtrimet fizike, por ato të bashkuara me një dietë të përshtatshme, patjetër që përbëjnë një armë perfekte. Nëse dietës suaj do i bashkonit këto pije atëherë do të mund të bienit shumë më shpejt në peshë. Ja cilat janë këto pije:

1. Lëngjet e frutave
Lëngjet e frutave janë aleatët tuaj më të besueshëm në betejën e humbjes së peshës. Ju mund ti përgatitni këto lëngje shumë lehtë në kuzhinën tuaj, ose në tersi nga një frut ose duke i përzier me perime dhe duke i kombinuar që të dy. Frutat që kanë shije të thartë si limoni, portokalli etj, janë të njohur për të ju ndihmuar që të pastroni toksinat brenda trupit tuaj që janë mbledhur gjatë gjithë muajit. Ushqimet e pasura si: xhenxhefili, karrota ose molla janë të rekomanduara për të ju ndihmuar në funksionimin dhe tretjen e ushqimit.

Ju ndoshta e dini, antioksidantët janë thelbësorë për shkak se ata e mbrojnë trupin tuaj nga efektet negative të radikaleve të lira. Një gotë e këtyre lëngjeve në javë do ti mbajë të gjitha problemet larg jush. Këto lëngje, kanë përfitim të dyfisht – përderisa ato e ndihmojnë trupin tuaj që të shpëtojë prej toksinave, kemikaleve dhe të gjitha substancave të rrezikshme që akumulohen brenda zorrëve, ato gjithashtu ju ndihmojnë që të humbni peshë në mënyrën më të shpejtë dhe më natyrale. Një gjë është e sigurt: Të gjithë ata që duan të humbin peshë dhe të qëndrojnë të shëndetshëm në të njëjtën kohë, duhet të konsumojnë lëngje me shije të thartë gjatë një viti.

2. Lëngjet e perimeve
Lëngjet e zarzavateve, nga ana tjetër, mund të jenë fitimprurëse në planet e juaja afatgjate për humbjen e peshës. Pa marrë parasysh nëse i shtrydhni ato vetëm ose i përzieni ato me perime të tjera apo fruta, këto perime (lakra, lakra jeshile, brokoli ose lulelakra) do të jenë më të efektshëm në luftimin e peshës tuaj dhe mënyra më e mirë për ti mbajtur larg toksinat është me këto. Një përfitim tjetër nga lëngjet e perimeve është që, përveq që ndihmon trupin tuaj për të luftuar radikalet e lira dhe për ta mbajtur atë të shëndetshëm, ato do të kontrollojnë edhe bilancin e hormoneve në trupin tuaj dhe çrregullimet e hormoneve duke ndërhyrë në nivelet e tyre. Perimet janë të pasura me fitonutriene natyrale që janë perfektë për uljen e sasisë së yndyrës në trupin tuaj, për uljen e inflamacionit dhe për kontrollimin e sheqerit në gjak, për balancimin e nivele të hormoneve si dhe rritjen e metabolizmit.

3.Çaji i gjelbërt
Çaji i gjelbërt është përdorur me qindra vjet për përfitimet e tij të shumta dhe për humbje të peshës. Çaji i gjelbërt do të ju ndihmojë të humbni shumë kile, sigurisht do të shërbejë edhe si një shtesë e madhe e dietës tuaj. Pa marrë parasysh se a keni kohë për stërvitje apo jo, duke pirë një filxhan çaj të gjelbërt ju do ti fitoni të gjithë antioksidantët që ju duhen dhe do të ju ndihmojë në djegien e yndyrës me një ritëm të shpejtë, duke nxitur metabolizmin. Këto çajra janë perfektë për të djegur shumë kalori si dhe për rritjen e niveleve tuaja të përgjithshme të energjisë për shtypjen e oreksit tuaj. Si një çështje e vërtetë, çaji është mekanizmi kryesor që do të ju ndihmojë të humbni peshë, normalisht duke konsumuar çdo ditë. Çaji i gjelbërt është shumë i popullarizuar në mesin e popullit japonez dhe thuhet se ndihmon në reduktimin e stresit dhe në relaksimin sa më të madh të njeriut.

4. Lëngu i boronicës dhe dardhës
Lëngjet e frutave janë të shijshme, të lehtë për tu përgatitur dhe shumë të pasura me ushqime, vitamina dhe minerale. Përveç kësaj, ka me qindra fruta të cilët mund ti zgjedhni prej dardhës e deri në boronica të kuqe, dhe këto janë vetëm dy prej frutave të cilat janë të shijshme, efikase dhe përmbajnë sasi të lartë të vitaminës C. Boronicat e kuqe dhe dardha jo vetëm që ju ndihmojnë të humbni peshë duke rritur metabolizmin tuaj, por ato gjithashtu ju ndihmojnë të rritni nivelet e përgjithshme të energjisë dhe i dërgojnë trupit tuaj gjithë vitaminat esenciale dhe proteinat që ai ka nevojë. Në të njëjtën kohë, është një fakt i njohur që lëngu i boronicave të kuqr është thelbësor për parandalimin e infeksioneve të shumta të fshikëzës. Dardha, nga ana tjetër, ju shton magnezin, kaliumin dhe fosforin dhe është thelbësore në shëndetin tuaj, për të mos përmendur se është shumë e pasur me vitaminë C dhe Kalcium, të cilët janë të rëndësishëm për mbajtjen e kockave tuaja të shëndetshme dhe të fortë.

5. Kafeja e zezë
Në fund, kafeja e zezë është e njohur për përmbatjen me bollëk të përfitimeve shëndetësore – jo vetëm që përmbanë antioksidantë për të luftuar radikalet e lira dhe që ulë rrezikun për disa lloje të kancerit, ajo gjithashtu redukton rrezikun nga diabeti dhe sëmundje të zemrës. Në të njëjtën kohë, kafeina është e përkryer për rritjen e metabolizmit tuaj dhe për rritjen e kalorive që keni djegur. Keni kujdes sepse në qoftë se dëshironi të humbni peshë duke pirë kafe të zezë duhet ta konsumoni atë pa qumësht dhe pa sheqer, sepse sheqeri mund të rritë numrn e kalorive.

Për të përfunduar, këto ishin pesë pijet që janë më efikase për të humbur peshë që duhet ti shtoni në dietën tuaj, nëse dëshironi që të humbni peshë shpejtë dhe natyrisht pa përdorur pilula.

Sipas ngjarje.org

Share Button