Pesë bimët me veti antidepresive që përmirësojnë humorin dhe cilësinë e ajrit

Përpara se të merrni kuletën e të shpenzoni shuma marramendës për veshje për të qetësuar nervat, përpara se të hani një tas akullore apo se të merrni ilaçe antidepresive, blijini vetes një nga lulet e mëposhtme të njohura shkencërisht si bimë që trajtojnë depresionin dhe ju bëjnë të ndiheni më mirë.

Livanda

Për mijëra vjet, kjo bimë që lulëzon përdoret si një kurë natyrale kundër gjendjes depresive pasi është vërtetuar se lehtëson dhimbjen e kokës, pagjumësinë dhe depresionin. Ndonëse studime të panumërta shkencore kanë vërtetuar efektivitetin e kësaj luleje, një studim i vitit 2009 zbuloi se aroma e livandës ulte presionin e gjakut tek njerëzit e stresuar.

Aloe Vera

E njohur si “bima e pavdekësisë” nga egjiptianët, kjo bime besohet se emeton energji pozitive në shtëpi duke pastruar ajrin dhe duke e pasuruar atë me oksigjen.

Urthi

Kjo lule mbahet gjithnjë në kapsulat e anijeve kozmike për të filtruar ajrin. Këto bimë filtrojnë substancat kancerogjene.

Borziloku

Përveç aromës së mirë , kjo erëz e freskët përmban sasi të larta të linalool. Një ekip i shkencëtarëve japonezë kryen një studim laboratorik që zbuloi se ky ekspozim zvogëlon aktivitetin e qindra gjeneve që zakonisht pësojnë një gjendje shoku gjatë situatave stresuese.

Zambaku

Zambakët e pastrojnë ajrin nga sporet e mykut dhe neutralizojnë gazrat toksikë si monoksidi i karbonit dhe formaldehidi. Në thelb, ata janë një pastrues organik ajri që mund t’ju bëjë më të rehatshëm në shtëpinë tuaj.

Share Button