Personaliteti televiziv i vitit në Australi zgjidhet një mysliman

Australia ka përzgjedhur për figurën më të popullarizuar të televizionit. Ai është Waleed Aly, një mysliman, fjalimi i të cilit, gjatë një ceremonie të ndarjes së çmimeve, ka tronditur vendin.

“Një njeri më është afruar dhe më ka thënë: “ Unë quhem Mustafa, por nuk guxoj ta përdor atë emër pasi nuk do të fitoj kurrë punë. Ai është këtu në mesin tonë sonte dhe për njerëz si ai, është shumë e rëndësishme që unë jam këtu sot”, u shpreh Aly në fillim të fjalimit të tij.

Aly Waleed Aly është bërë i njohur pas fjalimit të tij pas sulmeve në Paris.

“Të gjithë duhet të bashkohemi. E di se tingëllon si klishe, por është e vërtetë, pasi kjo është pikërisht ajo që ISIS nuk dëshiron”, ka thënë në emisionin e tij.

Përderisa titulli i tij paraqet simbolin e pranimit dhe të tolerancës, Aly thotë se Australia duhet të bëjë shumë më shumë se kaq.

“Kurrë nuk e kam menduar se do të investojnë në mua deri në këtë masë, por njëkohësisht jam shumë i pikëlluar nga fakti se, për hir të së vërtetës ju meritoni më shumë Avatara – përfaqësues të ndryshëm.”

Zgjedhja e tij për personalitet televiziv është përshëndetur nga shumë përdorues të rrjeteve sociale.

Share Button