Përsëritet tërmeti, epiqendra 46 km në jug të Tiranës

Një tjetër tërmet është regjistruar sot në vendin tonë.

Mësohet se lëkundjet e tërmetit me magnitudë 4.5 ballë, shkalla Rihter janë ndjerë rreth orës 06:43 në Tiranë, Elbasan, Berat, Lushnjë, Kuçovë, Fier e Vlorë.

Epiqendra e tërmetit ka qenë, 46 km në Jug të Tiranës, 25 km në veri të Beratit dhe 14 km në veri të Kuçovës.

Deri më tani nuk raportohen të lënduar në njerëz apo dëme materiale.

Tërmeti i sotëm vjen në valën e tërmeteve të regjistruara gjatë ditës së djeshme që shkaktuan jo vetëm panik tek banorët por edhe dëme materiale, kryesisht dëmtime të banesave.

Share Button