Përse prindërit nuk duhet t’ua shpojnë veshët fëmijëve?

Një peticion britanik për të ndaluar prindërit që t’u shpojnë veshët fëmijëve, për t’u vënë vathë, ka mbledhur më shumë se 36,000 firma dhe ka ngjallur një valë komentesh nga prindër në të gjithë globin.

Lëvizja nisur nga Susan Ingram, i kërkon ministrit britanik të shtetit për fëmijët dhe familjet, të vendosë kushtin e një minimumi moshe për pirsing në vesh dhe ta bëjë të paligjshme këtë praktikë, për prindërit e foshnjave dhe fëmijëve të vegjël, transmeton kp.

“Është një formë keqtrajtimi për fëmijët. Atyre iu shkaktohet dhembje e fortë dhe frikë pa qenë e nevojshme. Kënaqet vetëm vaniteti i prindërve. Meqë format e tjera të dëmtimit fizik të fëmijëve janë të paligjshme, kjo nuk duhet të jetë ndryshe,” përshkruan Ingram në peticion.

Mbështetësit kanë lënë komente duke e quajtur shpimin e veshëve abuziv, vanitoz dhe të panevojshëm. “Është abuzim i pastër me fëmijët. Nëse dikush do e përdorte atë pajisje në një pjesë tjetër të trupit të fëmijëve, do arrestohej dhe gjykohej…” shkruan njëri.

Ka dhe nga ata që e quajnë kundërshtimin e hapjes së vrimave të veshëve për vëthë te fëmijët, qesharak, shkruan revista class. Në Amerikën e Jugut të gjitha vajzave iu shpohen veshët sapo lindin.

Po a është shpimi i veshëve i dëmshëm për një fëmijë? Sipas Akademisë Amerikane të Pediatrëve AAP , nëse pirsing bëhet në një mjedis steril dhe tregohet kujdes, ka pak rrezik.

Megjithatë, AAP rekomandon të pritet deri sa fëmija të jetë i rritur mjaftueshëm për t’i kërkuar vetë vëthët dhe të ketë mundësi të kujdeset vetë për veshët.

Share Button