Përse disa fëmijë nuk hyjnë në kontakt më të tjerët në kopësht?

Në momentin që fëmija fillon të shkojë në kopësht nëna dhe babai presin që ai të krijojë miqësi me bashkëmoshatarët por jo gjithmonë socializimi i fëmijës ndodh menjëherë.

Deri në vitin e dytë të jetës ai është “qendra e botës”

Tendenca për të qëndruar vetëm nuk është gjithmonë shenjë e të ndierit keq apo në siklet dhe sipas psikologesManuela Trinci është shumë e rëndësishme të vlerësojmë moshën e fëmijës. Deri në vitin e dytë të jetës ai është shumë i përqëndruar tek vetja e tij dhe ndërveprimet me fëmijët e tjerë nuk janë shumë të rëndësishme për të. Nga muaji i 24 ai fillon të shohë edhe përreth dhe të tregohet disi më i hapur me bashkëmoshatarët.

Varet edhe nga karakteri i fëmijës

Mënyra e ndërveprimit me të tjerët ndikohet edhe nga karakteri i tij. Ka fëmijë që ndihen rehat nëse përfshihen në një grup dhe të tjerë që janë më mirë vetëm. Tendencat personale duhet gjithmonë të respektohen dhe nuk është mirë të detyroni fëmijën.

Në momentin që ndodh duhet ta mbështesni

Nëse pas vitit të dytë të jetës fëmija nuk pëlqen të qëndrojë në grup, të ndërveprojë me fëmijë të tjerë, refuzon të luajë me bashkëmoshatarët, duhet të kërkoni edhe shkaqe të tjera. Në disa raste mund të ndodhë që fëmija të izolohet pasi është shkëputur një periudhë kohe nga kopështi apo ka ardhur në jetë një fëmijë tjetër. Në këtë rast ky izolim mund të shkaktohet edhe nga vështirësia e tij ndërsa rikthehet në ritmet e mëparshme.
Është e rëndësishme që të rriturit të stimulojnë marrëdhëniet në grup duke e përfshirë fëmijën (pa e detyruar) në lojërat që zhvillohen në klasë. Pra roli i prindit dhe edukatores është tepër i rëndësishëm.

Share Button