Përplasje me armë në Vlorë, një i vrarë dhe tre të plagosur

Një ngjarje e rëndë tronditi qytetin e Vlorës mbrëmë, rreth orës 23:20, kur në lagjen “Ujë i Ftohtë”, në ambientet e një lokali, pas një konflikti të çastit, një person ende i paidentifikuar ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të disa të rinjve.

Si pasojë, ka mbetur i vdekur Ergys Gjioveshaj, 33 vjeç, banues në Vlorë si dhe janë plagosur 3 persona të tjerë. Sipas Policisë së Vlorës, ngjarja ka ndodhur në një lokal nate me muzikë.

Policia ,e cila ka marrë sinjalin për të shtëna me armë, ka shkuar në vendngjarje dhe ka shoqëruar për në spitalin e Vlorës tre të plagosurit, mes të cilëve dhe një femër. Policia e Vlorës ka shoqëruar 3 persona, me të cilët po punohet për zbardhjen e ngjarjes, si dhe janë ngritur pika kontrolli.

Share Button