Përplaset për vdekje 55-vjeçari në Vlorë

Automjeti tip BMW X6 me targa AA678 MK ka përplasur një bari 55-vjeçar i cili humbi jetën për shkak të goditjes me shumë forcë nga një mjeti.

Viktima po kalonte rrugën, ndërkohë që automjeti ka ardhur me shpejtësi duke e copëtuar trupin e viktimës dhe duke u shpërndarë disa metra larg.

Drejtuesi i mjetit, pas aksidentit, është larguar nga vendi i ngjarjes, por më pas është vetëdorëzuar në polici.

Sipas policisë, janë vetëdorëzuar dy të rinj, 21 dhe 20 vjeç, nga Tirana.

Share Button