Përplasen pesë makina në autostradën Tiranë-Durrës, bllokohet njëra anë e rrugës

Një aksident raportohet të ketë ndodhur mesditën e sotme në autostradën Tiranë-Durrës.
Sipas të dhënave paraprake mësohet se aksidenti ka ndodhur në afërsi të mbikalimit në Sukth.

Nga aksidenti kanë mbetur të dëmtuara pesë makina, të cilat janë përplasur me njëra-tjetrën, ndërkohë që ende nuk dihet nëse ka të plagosur.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes, ku po mundohet për të zhbllokuar trafikun pasi është bllokuar njëri krah i autostradës.

Share Button