Përplasen 2 automjete, 2 persona dërgohen me urgjencë në spital

Një aksident me pasojë plagosjen ka ndodhur gjatë ditës së sotme në Gjirokastër.

Mësohet se aksidenti ka ndodhur në aksin rrugor nacional Gjirokastër-Kakavijë, pranë kthesës së Kordhocës.

Gjatë aksidentit janë përplasur mjetet tip “Citroen” me targa AA 463 CE, me drejtues N.M., dhe mjeti tip “Ëolsvagen” me targa AA 090 IO, me drejtues V.M.,

Për pasojë janë dëmtuar dy pasagjerë, shtetasit A.S., 75 vjeç dhe M.S., 70 vjeçe, të cilët ndodhen në spitalin Rajonal “Omer Nishani”, jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Share Button