Përmet, në pranga 2 doganierë të pikës kufitare Tre Urat

Dy doganierë të pikës kufitare Tre Urat janë arrestuar sot në Përmet, nën akuzën e shpërdorimit të detyrës.

Mësohet se dy oficerët e arrestuar janë shtetasit Sokol Kamenica dhe Orland Çepani.

Nga kontrollet është zbuluar se ata kanë lejuar një person të kalonte me goma makinash kontrabandë.

Mësohet se agjentët e policisë kanë vënë në pranga edhe këtë të fundit, i identifikuar si Odhise Kosta, për kontrabandë të mallrave të paliçencuara.

 

Share Button