Përmbytjet, gjendje e jashtëzakonshme në Serbi

Qeveria e Serbisë ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme në gjithë territorin e vendit për shkak të përmbytjeve dhe shirave të furishëm.

Autoritetet, në të njëjtën kohë, kanë kërkuar ndihmë nga Bashkimi Europian, Rusia dhe Sllovenia.

Mësohet se përmbytjet kanë shkaktuar 2 viktima ndërsa kanë detyruar evakuimin e mijëra të tjerëve.

Situata më e rëndë paraqitet në pjesën perëndimore të Serbisë.

Kryeministri Aleksandar Vuçiç ka thënë se një situatë e tillë nuk ka ndodhur kurrë në Serbi.

Ai i bëri thirrje qytetarëve të shmangin lëvizjet e largëta, të qëndrojnë në shtëpi dhe të ndjekin me përpikmëri të gjitha udhëzimet e dhëna nga qeveria dhe autoritetet përkatëse.

 

Share Button