Përmbytje në Jemen, 8 të vdekur

Tetë persona kanë humbur jetën për shkak të përmbytjeve të shkaktuara nga reshjet e dendura të shiut në krahinën Taiz të Jemenit, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacioneve të marra nga burimet lokale thuhet se reshjet e dendura mbrëmë në krahinën Taiz dhe në rrethinën e saj kanë shkaktuar përmbytje.

Në një deklaratë për gazetarin e AA-së, qytetari i rajonit Muhammed el-Kadesi thotë se në luginën el-Ukrud, një automjet në të cilën ndodheshin 8 anëtarë të një familjeje është përmbytur nga vërshimet.

Duke bërë të ditur se të gjithë anëtarët e kësaj familjeje kanë humbur jetën, Kadesi thotë se lugina në fjalë është pika e vetme e kalimit që hapet drejt krahinës Taiz, e cila ndodhet nën bllokimin e Lëvizjes Husi dhe të aleatëve të saj, përkrahësit e ish- presidenti Ali Abdullah Salih.

Në vërshimet e muajit të kaluar në krahinën Hudejde në Jemen kishin humbur jetën 6 persona.

Share Button