Përleshje të ashpra në Luhansk

Një betejë e ashpër është zhvilluar gjatë së hënës në Lindjen e rebeluar të Ukrainës, pasi një milici pro-ruse ka sulmuar postën kufitare ukrainase me armë automatike dhe granata-hedhëse, gjatë orëve të para.  Burimet e sigurisë thonë se një pjesë e separatistëve kanë zaptuar kapet e sipërme të një blloku apartamentesh pranë vendngjarjes dhe kanë qëlluar në drejtim të postës kufitare në pjesën jugore të Luhanskut, një qytet shumë pranë kufirit me Rusinë.
“Të shtënat po vazhdojnë… Nuk ka pasur asnjë tërheqje, pas të shtënave prej 7 orësh tashmë”, tha zëdhënësi i postës kufitare, Oleh Slobodin. “Kemi 8 apo 9 të plagosur. Ndërkohë që mes agresorëve janë shënuar 5 viktima  dhe 8 të plagosur”, tha ai. Rajoni lindor i Ukrainës është copëtuar, për shkak të rebelimit të separatistëve të armatosur përgjatë 2 muajve të fundit, gjë për të cilën qeveria e Kievit bën përgjegjëse Rusinë. Sipas qeveritarëve, luftëtarë nga Rusia dhe nga rajoni i Kaukazit gjenden mes rebelëve, të cilët luftojnë kundër rregullave të Kievit. Një tjetër deklaratë nga shërbimi kufitar ukrainas bëri të ditur se separatistët në postën kufitare të Luhanskut kanë përdorur snajperë nga apartamentet private dhe kanë frenuar njerëzit të largohen nga blloku rezidencial të zaptuar prej tyre, duke e bërë edhe më të vështirë për forcat e rojes kufitare të kundërpërgjigjen me armë. Ushtria ukrainase po merr pjesë në një operacion anti-terrorist, në përpjekje për të thyer rebelimin në Lindje. Rojet kufitare thanë të hënën se ushtria nuk ka ardhur ende në përforcim të tyre, për t’i ndihmuar në zmbrapsjen e sulmit në Luhansk

Share Button