Përkeqësimi i motit, dëmtime të rrjetit elektrik në Berat, Gjirokastër dhe Shkodër

Përkeqësimi i motit ka sjellë pasoja mjaft të rënda në disa qarqe të vendit, kryesisht në Berat, Gjirokastër dhe Shkodër ka pasur defekte të rrjetit elektrik.

Dëmet e shkaktuara kanë të bëjnë me këputje përcjellash, thyerje izolatorësh në linja dhe dëmtime shkarkuesish.

Gjithashtu, një pjesë e fiderave u stakuan si masë sigurie nga operatorët e N/Stacioneve në rast për t’i paraprirë ndonjë defekti të mundshëm në rrjetin e TM.

“Nga brigadat e terrenit të OSHEE-së në të gjithë vendin po punohet me intensitet të lartë riparimin e defekteve të mbetura. Defektet janë shkaktuar në zona rurale, ku kryesisht kalon linja ajrore, gjë që sjell vonesa në riparimin e tyre për shkak të terrenit të vështirë në të cilin kalojnë linjat”, thuhet në njoftim.

Share Button