Përfundon me rezultatin 0-1 përballja Shqipëri-Itali

Ka përfunduar me rezultatin 0 – 1 ndeshja Shqipëri – Itali e vlefshme për eiminatoret e Kupës së Botës “Rusi 2018”, cila u luajt në stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër, raporton Anadolu Agency (AA)

Përpos përpjekjeve nga ana e dy ekipeve, pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura.

Italia kaloi në avantazh në minutën e 73-të, kur Candreva shënoi golin e parë dhe të fitores për ekipin e përfaqësueses italiane.

Ndeshja Shqipëri – Itali u luajt nën masa të rrepta sigurie. Për sigurimin dhe mbarëvajtjen e kësaj ndeshjeje Policia e Shqipërisë kishte ndërmarrë një plan të detajuar masash.

Ndërkohë ndeshja Maqedoni-Lihtenshtajn e vlefshme po për grupin G, e luajtur në Strumicë ka përfunduar me rezultatin 4:0. Ndërsa ndeshja Islandë – Kosovë është mbyllur 2:0, ku përfaqësuesja e Kosovës edhe në ndeshjen e zhvilluar në Islandë nuk ka arritur të shënojë gol.

Shqipëria renditet e treta në grupin G për Botërorin “Rusi 2018” me 13 pikë. Ndërkohë në vendin e parë të këtij grupi vijon të qëndrojë Spanja me 28 pikë, e ndjekur nga Italia me 23 pikë. Izraeli ka 12 pikë, Maqedonia 11, ndërsa Lihtenshtajni 0 pikë.

Share Button