Përfundon me sukses kursi trajnues “Njohuri praktike mbi gazetarinë”

Për të pestin vit radhazi Radio Televizioni Kontakt organizoi kursin profesional “Njohuri praktike mbi gazetarinë”, në të cilin morën pjesë studentë të talentuar në fushën e medias por jo vetëm.

Ky kurs profesional, i cili nisi më datë 21 Prill, u realizua në bashkëpunim me Institutin e Karrierës “Proteus” dhe vijoi për disa ditë rresht, duke pasur në fokus praktikat e punës në media, si hartimi i lajmit, filmimi me kamera, intervistat, teknikat e montazhit etj.

Studentët pjesëmarrës shpalosën formimin dhe njohuritë e tyre në realizimin e proceseve të punës në radio e televizion, duke u ushtruar praktikisht në regjistrime në studio dhe me filmime me kamera.

Nën drejtimin e profesorëve të njohur Ilirjan Agolli, Hamit Borici dhe Jolana Lila ata morën njohuri rreth ndërtimit të lajmit, strukturës së tij, realizimin e reportazheve nga gjetja e burimit deri tek montazhi.

Në fund të trajnimit, pjesëmarrësit përgatitën edhe reportazhet e tyre që konsistonte në realizimin e një materiali, duke dalë në terren e duke përfshirë edhe montimin e tij.

Reportazhet më të mira do të prezantohen në ceremoninë e certifikimit të këtyre studentëve, që do të organizohet më datë 14 Maj, ku pritet të marrin pjesë gazetarë e kolegë të fushës së medias.

13199470_1066243300105197_87408496_o

13199173_1066243070105220_496473352_o

Share Button