Përfundon evakuimi në lindje të Halepit

Kanë përfunduar evakuimet e ndërsjella në Halepin lindor që ndodhet nën rrethimin e forcave të regjimit të Bashar Asadit dhe terroristëve të huaj mbështetës të regjimit dhe nga rajonet Fua dhe Kefreja që ndodhen nën kontrollin e opozitarëve, raporton (AA).

Sipas informacioneve të gazetarit të AA-së në rajonin e evakuimit mësohet se së fundmi nga lindja e Halepit ka dalë autokolona e fundit e evakuimit e përbërë nga 5 autobusë dhe 30 automjete që kanë transportuar më së shumti opozitarët e armatosur. Autokolona me afërsisht 1 mijë persona e cila është nisur nga pika e kontrollit të regjimit në Ramuse, është drejtuar në rajonin Rashidin nën kontrollin e opozitarëve në perëndim të Halepit.

Share Button