Përfshihet nga flakët xhamia historike në Greqi

Zjarri ka përfshirë sot xhaminë historike Beyazit, në Dimetoka të Greqisë.

Zjarri ka rënë në orët e para të mëngjesit, ndërsa ende nuk dihen shkaqet e rënies së tij. Zjarri ka përfshirë një pjesë të mirë të xhamisë si dhe ka djegur pjesën e brendshme të saj, e cila është prej druri.

Ndërkaq sipas mediave greke thuhet se zjarri ka rënë rreth orës 03:00 dhe se shkaku është një shkëndijë elektrike, si pasoje e punimeve që po bëheshin për restaurimin e xhamisë

Share Button