Përfshihet nga flakët në pistë një avion në Florida

Një avion u përfshi nga flakët në Florida të Shteteve të Bashkuara teksa po përgatitej për t’u ngritur nga pista e aeroportit ndërkombëtar “Fort Lauderdale-Hollywood”.

Mediat ndërkombëtare raportojnë se zjarri nisi në motorin e majtë të avionit për shkak të rrjedhjeve të karburantit, ndërsa raportohet për të paktën 15 persona të plagosur.

Pasagjerët dhe ekuipazhi u evakuuan menjëherë dhe flakët u arritën të shuhen, por njëri nga personat e lënduar ndodhet në gjendje të rëndë me plagë të shumta në trup.

 

 

Share Button