Përdorni kafe për një lëkurë të pastër

Shumë njerëz nuk mund të jetojnë dot pa të. Po kështu, në industrinë e bukurisë, kafeja është shumë e përdorur në lidhje me përfitimet e saj.

Vlera më e mirë e kafesë është ngarkesa e anti-oksidantëve që punojnë kundër dëmtimit të siperfaqes se lekures.

Kafeja gjithashtu është një product perfekt, i cili mund të zvogëlojë inflamacionet dhe skuqjet.

1. Kafeja dhe mjalti

Mendoni se çfarë kombinimi i ëmbël është. Merrni një lugë gjelle të plotë të madhe me pluhur kafeje dhe shtoni një lugë gjelle mjaltë. Miksojini mirë dhe aplikoni përzierjen në fytyrë dhe qafë me lëvizje rrethore. Mbajeni për 20 minuta dhe shpëlajeni me kujdes.

2. Kafe dhe vaj ulliri

Kjo maskë do të ishte e mirë për lëkurë të thatë. Vaji ullirit ushqen lëkurën dhe ka vitaminë E. Shtoni 1 lugë gjelle pluhur kafeje dhe 1 një lugë gjelle vaji ulliri, përziejeni mirë, dhe aplikojeni maskën në fytyrë dhe qafë. Shpëlajeni kur maska është gjysëm e thatë.

3. Kafe dhe kakao

Kafeja dhe kakao janë të dy të pasur me antioksidantë dhe punojnë në dëmin e shkaktuar nga radikalet e lira. Bëni një kombinim me sasi të barabarta të pluhurit të kafesë dhe kakaos duke e përzier me pak mjaltë. Aplikojeni në fytyrë dhe qafë dhe shpëlajeni kur ta ndjeni ju të përshtatshme.

4. Kafe, mjalt dhe limon

Limoni ofron dozën e nevojshme të vitaminës C. Merrni një lugë gjelle pluhur kafeje, një lugë gjelle mjaltë, dhe shtrydhni në të disa pika limoni. Miksoni mirë dhe aplikojeni në fytyrë dhe qafë. Shpëlajeni pas gjysëm ore.

Pas këtyre maskave do të ndjeni një lëkurë të pastër dhe të freskët.

 

Share Button