Peqin, Tentojnë t’i marrin makinën një personi duke u hequn si policë

Një tentativë pengmarrje është regjistruar në Peqin. Sipas policisë, në fshatin Bishqem, njësia administrative Pajovë, persona të paidentifikuar, të cilët udhëtonin me një automjet tip “Benz”, kanë ndaluar një automjet që drejtohej nga shtetasi P.S, 60 vjeç, banues në fshatin Bishqem

Në momentin e ndalimit këta shtetas janë prezantuar si punonjës policie dhe dyshohet se kanë tentuar të merrnin me forcë në automjetin e tyre shtetasin P.S. Shtetasi P.S., ka kërkuar ndihmë ku menjëherë kanë dalë fqinjët e tij.

Personat që tentuan ta merrnin me forcë janë larguar me shpejtësi. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Përvetësimi i titullit apo i detyrës shtetërore” dhe “Heqja e paligjshme e lirisë mbetur në tentativë”.

Share Button