Peqin, shpërthen bombula e gazit, 3 të plagosur

Një bombul gazi shpërtheu në një banesë dhe si pasojë tre anëtarët e një familjeje kanë mbetur të plagosur. Ngjarja ndodhi sot në fshatin Shezaj në Peqin ne familjen e Qemal Cepës.

Të plagosurit janë dërguar në spitalin e Elbasanit me plagë djegie në trup ku më rëndë më rendë mësohet se është kryefamiljari.

Sipas informacioneve të para mësohet se shpërthimi i bombulës së gazit ndodhi gjatë montimit të saj.

Share Button