Pengmarrja në Tiranë, dy të arrestuar dhe një në kërkim

Janë arrestuar 2 prej autorëve të rrëmbimit të Klajdi Gjeci mbrëmjen e së premtes, 25 dhjetor 2015, pranë farmacisë nr 10 në Tiranë.

Policia bën të ditur se në orët e para të mëngjesit të së shtunës janë vënë në pranga Klejdi Yzeiraj, 27 vjeç dhe Martin Seferi 31 vjeç, ndërsa është shpallur në kërkim E. Y.

Ngjarja ndodhi një ditë më parë rreth orës 20.35 në rrugën e Dibrës.

Pasi kanë pasur një konflikt të çastit, tre personat kanë rrahur Gjecin e më pas e kanë marrë me forcë nga mjeti i tij. Ata kanë dhunuar fizikisht Gjecin edhe në automjetin e tyre.

Share Button