Penelope Cruz në rolin e Bond Girl?

Penelope Cruz raportohet se është pretendente për të luajtur vajzën Bond në filmin e ardhshëm mbi agjentin sekret 007. Producentët e filmit janë duke llogaritur  aktoren spanjolle për të luajtur krahas Daniel Craig në projektin e fundit të serive së filmave mbi spiunin e famshëm.

Lajmi vjen nga disa dokumente të zbuluara të studios Sony Pictures, e cila është siguruar nga disa tabloide britanike. Lista raportohet se përfshinte edhe Cruz si pjesë të aktorëve për filmin e ardhshëm.“Bosët e Bondit e kanë pikasur atë që kur Daniel u bë 007 në vitin 2006. Por orari dhe shtatzënia e saj bënë që ajo kurrë të mosrealizohet. Në këtë fazë, askush tek Sony nuk do ta konfirmojë këtë”, ka thënë burimi për The Sun.

 

Share Button