Pele: Protestat mund të dëmtojnë Kupën e Botës

Futbollisti i njohur brazilian Pele, ka thënë se ka frikë se protestat e shumta në Brazil mund të dëmtojnë Kampionatin Botëror të Futbollit.

Pele ka thënë se shumë të huaj mund të anulojnë udhëtimet për në Kupën e Botës, si rezultat i protestave.

“Kjo është humbje e madhe për vendin”- ka thënë ish-futbollisi Pele.

Mijëra brazilianë janë duke protestuar kundër kostos së lartë që ka organizimi i turneut

Më tej ai ka thënë se pajtohet me shumë ankesa të protestuesve, të tilla si thirrjet për më shumë investime në shkolla dhe spitale.

Por, Pele ka thënë se kombëtarja e Brazilit nuk duhet të paguajë për korrupsionin politik.

“Ne nuk kemi të bëjmë me politikanët e korruptuar dhe hajdutët. Nuk është faji ynë”-ka thënë Pele.

Share Button