PE miraton qeverinë e Bashkimit Europian

Parlamenti Europian ka miratuar qeverinë e re të Bashkimit Europian, Komisionin Europian të kryesuar nga Jean-Claude Junckerduke i hapur rrugën kështu këtij organi ekzekutiv të nisë zyrtarisht detyrën më 1 Nëntor. Kështu, mbështetja është dhënë me 423 vota pro, 209 kundër dhe 67 abstenime. Gjatë fjalës së tij, presidenti i ri i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, ka prezantuar ekipin e tij para Parlamentit Evropian. Ai ka riorganizuar disa emërime, pas kundërshtimeve të ligjvënësve. Duke folur në frëngjisht, Juncker ka thënë se është “patetik” fakti që ai nuk ka mundur të emërojë më shumë se nëntë gra në Komision, edhe pse u ka bërë thirrje qeverive kombëtare që të paraqesin më shumë gra. Ai po ashtu u ka bërë thirrje eurodeputetëve që të kërkojnë nga partitë kombëtare të rrisin ndërgjegjësimin për barazinë gjinore.

Share Button