PD: Rama ka vendosur të inkriminuar në krye të institucioneve

Partia Demokratike ka denoncuar sërish të premten emërimet, sipas saj, të elementëve të inkriminuar në poste drejtuese të institucioneve të vendit. Në një deklaratë për mediat, zëdhënësja e PD Laura Vorpsi ka bërë përgjegjës kryeministrin Edi Rama për depërtimin, sipas saj, të krimit të organizuar në institucione. “Po vendosen krerë të klaneve mafioze në krye të drejtorive të institucioneve. Trafikantët e drogës kanë kapur administratën nga zyrat e rretheve deri në majat e pushtetit ka deklaruar Vorpsi. Ajo i është referuar emërimit së fundmi të një personi, që më parë ka drejtuar një organizatë kriminale dhe që në atë kohë ka rrëmbyer për qëllime përfitimi vjazën e një biznesmeni.
“Përgjegjës për këtë është vetëm një njeri, Edi Rama. Teksa kjo ndodh, Rama fshihet nga mediat dhe kalon fundjavat me udhëtime turistike jashtë vendit. I rrethuar nga kriminelët dhe i mbështetur prej tyre në fushatë, Rama konfirmohet çdo ditë si kumbari i këtij rrjeti mafioz”, ka thënë Vorpsi.

Share Button