PD protestë kundër qeverisë Rama

Ka nisur protesta e opozitës kundër qeverisë Rama, duke marrë shkas nga ngjarja e Divjakës, ku u bllokua një avion që do transportonte drogë.

Protesta me moto “Shqipëria drejt Europës, jo Kolumbisë” zhvillohet para Parlamentit të Shqipëisë, në të njëjtën kohë që Kuvendi pritet të zhvillojë edhe seancën plenare, kur Partia Demokratike nuk do të jetë e pranishme.

Protesta ishte paralajmëruar nga krerët e PD gjatë kësaj jave, ndërsa kreu i kësaj force politike Lulzim Basha zhvilloi para dy ditësh një mbledhje me vendorët e PD për koordinimin e protestës.

Mësohet se protestës i janë bashkuar edhe të shkarkuarit nga puna si dhe sindikatat e pavarura

Ndërkohë dy ekrane të mëdhenj janë vendosur para Kuvendit në mënyrë që protestuesit të ndjekin seancën plenare.

Forcat e policisë janë vendosur pranë selisë së Kuvendit në mënyrë që të shmangin incidentet.

Share Button