PD: Modeli i qeverisë, imoraliteti dhe kriminaliteti

Rasti i Shukri Xhelilit, sipas Partisë Demokratike është dëshmi se modeli qeverisës në Shqipëri është imoraliteti, korrupsioni dhe kriminaliteti.

Në një dalje për mediat si pjesë e Lidhjes Demokratike të Gruas, deputetja Arbana Vokshi tha se ky rast nuk është i vetmi.

Vokshi u bën thirrje grave dhe vajzave që të reagojnë ndaj veprimeve të turpshme që, sipas saj, ky pushtet kërkon t’i kthejë në institucion.

Sipas vokshit e gjithë shoqëria duhet të dalë nga indiferentizmi dhe të reagojë në mbrojtje të fëmijëve, grave dhe vajzave që abuzohen verbalisht, psikologjikisht, apo seksualisht në zyrat e rilindësve.

Share Button