PD, Duma: OSHEE gënjeu sërish për të ardhurat

Partia Demokratike, përmes Sekretares së Marrëdhënieve me Publikun, Grida Duma, ka akuzuar Ardian Çelën, administratorin e OSHEE-së, se ka gënjyer për të ardhurat e vitit të kaluar.

Në një deklaratë për mediat, ajo tha se ky është një mashtrim i përsëritur, pasi e njëjta gjë ka ndodhur edhe një vit më parë.

Ndër të tjera Duma akuzoi OSHEE-në si një bandë, e cila mbledh paratë nga shqiptarët dhe ua shpërndan në mënyrë korruptive klientëve të Qeverisë.

Share Button