PD dorëzon pr/ligjin për dekriminalizimin

Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi ka dorëzuar sot në Kuvend projektligjin e opozitës për dekriminalizimin e politikës.
“PD dorëzoi sot në Kuvend projektligjin për dekriminalizimin e politikës, i cili përmban ndryshime tranzitore në Kodin Zgjedhor. Nuk duhet të ketë më elementë të inkriminuar në politikën shqiptare”, ka deklaruar Bylykbashi.  Ai ka bërë të ditur se, pr/ligji është bazuar në ekspertizat më të mira ndërkombëtare dhe përfshin kryesisht veprat kriminale të lidhura me terrorizmin dhe krimin e organizuar. “I bëjmë thirrje mazhorancës që të mos e pengojë këtë projektligj, pasi duhet miratuar sa më shpejt”,  shtoi Bylykbashi.

Share Button