Patriot por me barkun plot

“Vishem kuq e zi e flas shqip”

Këto fjalë i gjejmë shpesh në pankarta, tekst këngësh e diskutime mes njerëzve kur vijnë festat e nëntorit. Qytetet zbukurohen me flamuj, sheshet me koncerte dhe rrugët me fëmijë që gëzojnë. Sigurisht që paradat e viteve të komunizmit herë mund të kujtohen me nostagji dhe herë si kohë ku patriotizmi ishte i ngulitur si vlerë e pakundërshtueshme. Po sot a jemi ende patriot?

Emisioni “Sodazh” në Radio Kontakt solli pikërisht këtë temë duke pyetur ndjekësit e radios se sa patriot ndihet shoqëria jonë. Pjesa më e madhe e pjesëmarrësve në sondazh rreth 46.2% tregonin se janë pak patriot, kryesisht vetëm për ndonjë interes personal. Ndërsa pjesa me e vogël rreth 10.3%, mendonin se janë shumë patriot. Gjatë transmetimit të emisionit i ftuar ishte gazetari i Opinionit, Dritan Laci. Ndër shumë diskutime, Dritani shprehu se patriotizmi lidhet patjetër me dashurinë e vendit ku ke lindur, por nuk mund të mendosh për patriotizmin me barkun bosh.

Ai shtoi se në vendin tonë ende diskutojmë për gjëra bazike të cilat e ulin standartin e jetesës ndaj dhe patriotizmi është një koncept që është tjetersuar. Nuk mund të pretendohet për atdhedashuri kur njerëzit janë të pakënaqur nga jetesa dhe dëshira më e madhë është të ikin sa më parë. Nëse para viteve ’90 na ushqenin mendësinë se do sakrifikonim edhe veten për atdheun, sot të vetmen saktificë mund ta bëjmë për familjen, kryesisht për fëmijët.

Si përfundim u dhanë dhe mesazhe të rëndësishme ku gazetari Laci u tregua optimist dhe theksoi se ky vend patjetër që mund të bëhet ku të gjithë duhet të kontribuojmë qoftë edhe nga pak. Tja nisim me edukimin e shëndetshëm të fëmijëve, t’i arsimojmë ashtu siç duhet dhe tu japim atyre dashurinë për këtë vend. Nga ana tjetër edhe strukturat politike duhet të punojnë më fort që të rinjtë të duan të qëndrojnë në Shqipëri.

24252009_1624013884330157_659312541_n

Share Button