Patos, plagosi nënën me thikë, arrestohet 25-vjeçari

Një grua në Patos ka mbetur e plagosur nga djali i saj. Në orët e para të mëngjesit të sotëm, një telefonatë në polici, vuri në lëvizje uniformat blu, pasi u sinjalizua se në lagjen “Naftëtari” Patos, ka një konflikt në një banesë.

Nga ndërhyrja e bërë në ambientet e banesës, u vu në pranga 25- vjeçari Xhuljano Berberi. Ai u kap në flagrancë duke goditur me sende të forta dhe me një thikë, nënën e tij H. Berberi.

Gruaja u dërgua në spitalin e Fierit, ku ndodhet në gjendje të rëndë, ndërkohë i riu u arrestua nën akuzën e plagosjes së rëndë me dashje.

Nuk dihen ende shkaqet që e kanë shtyrë të riun të plagosi të ëmën, ndërsa uniformat blu kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të këtij rasti.

 

Share Button