Pasojat që sjell gjumi, ja si ndikon tek njerëzit

Gjumi ndikon në humorin tonë dhe një gjumë i keq jo vetëm që bën që të jemi të acaruar gjatë ditës, por ul dhe aftësinë për të lexuar shprehjet e fytyrës tek të tjerët. Këto rrjedhimisht sjellin keqkuptime dhe konflikte. (Soffer-Dudek et al 2011).

Studiuesit vazhdimisht kanë sjelle prova për lidhjen që qëndron mes gjumit të shqetësuar dhe sjelljeve të padëshiruara.

Lidhja mes cilësisë së gjumit dhe sjelljeve shqetësuese vihet re edhe tek fëmijët e spektrit autik ku studiuesit kanë gjetur se ata me më shumë probleme gjumi shfaqin më shumë agresivitet, acarim dhe shpërqëndrim. (Mazurek and Sohl 2016).

Po ashtu fëmijët e parashkollorit dhe ata me ADHD (Çrregullim i Hiperaktivitetit dhe Mungesës së Vëmendjes) kanë treguar një përkeqësim të sjelljes kur nuk kanë marrë sasinë e duhur të gjumit.

Studimet sugjerojnë se ne mund të ndihmojmë në përmirësimin e sjelljes së fëmijëve duke u kujdesur fillimisht që ata të bejnë një gjumë të mirë.

Share Button