Pasojat e Uraganit Irma, 24 të mbytur dhe katër milionë njerëz pa energji

Si pasojë e Uraganit Irma, deri më tani, sipas mediave të huaja, kanë gjetur vdekjen të paktën 24 persona.

Gjithashtu, sipas mediave të huaja, më shumë se 4 milionë kanë mbetur pa energji, pasi uragani vazhdon të shkaktojë shkatërrime në të gjithë Floridën.

Më shumë se gjashtë milionë njerëzve në Florida dhe Georgia u është kërkuar të largohen nga shtëpitë e tyre, pasi Qendra Kombëtare e Uraganeve (NHC) paralajmëroi se stuhia do të sillte 110mph-plus erëra, shi rrëmbyes dhe rritje të stuhive.

Ndërkaq, guvernatori i Floridës, Rick Scott, u ka bërë thirrje kujtdo që ende është në zonat e rrezikuara për të ndjekur urdhrat e evakuimit, duke thënë: ‘Kjo është një situatë kërcënuese për jetën’.

Share Button