Pasojat e stresit gjatë shtatzënisë

Shpesh mund të ndodhë që edhe gjatë shtatëzanisë gruaja të përjetojë ndjenja të forta stresi dhe mërzie, të cilat më pas do të pasojnë edhe episode të tjera duke “zhdukur” të gjitha emocionet pozitive. Ju duhet të keni parasysh se situata të tilla stresi mund të kenë pasoja shumë negative në lidhje me shëndetin tuaj dhe atë të fëmijës që mbani në barkun tuaj.
Përjetimi i emocioneve negative do të ketë ndikim negativ edhe në ekuilibrin e sistemit nervor si edhe të atij hormonal, kardiovaskular dhe muskular, të cilat pësojnë ndryshime që mund të bëhen të rrezikshme.
Në përgjithësi pasojat e stresit mund të jenë:
• Forcim të muskujve dhe artikulacioneve;
• Rritje të presionit në arterie;
• Ngadalësim të qarkullimit të gjakut, që në disa raste mund të shkaktojë formimin e trombeve;
• Rritje të frekuencës kardiake;
• Rritje të nivelit të testorsteronit, gjë e cila do të shkaktojë problem me aknet, yndyrën e flokëve, rritje jo normale të qimeve, diabet, hipertension etj;
• Ndryshim të aktivitetit cerebral;
• Rritje të prodhimit të bilës e cila mund të akumulohet në zonat e gabuara të trupit.

Ju duhet të dini se stresi, krahas rreziqeve të sipërpërmendura, do të vendosë në rrezik edhe fetusin, i cili do të ndiejë emocionet negative të nënës dhe jo vetëm. Ai ndien gjithashtu edhe ndryshimet fizologjike dhe biologjike të trupit të saj, si për shembull ulja e nivelit të oksigjenit në uterus.

Stresi mund të shkaktojë ndryshimet e mësipërme në trupin e nënës, gjë e cila do të favorizojë rritjen e rrezikut të lindjes prematurë, të lindjes me problem apo lindjes së fëmijës me një peshë shumë të vogël trupore.
Gjithashtu, sipas studimeve është vërtetuar se stresi i përjetuar nga nëna gjatë shtatëzanisë mund të ndikojë edhe në temperamentin e fëmijës.

Stresi rrit nivelin e kortizolit
Stresi rrit nivelin e hormonit të kortizolit, gjë e cila ndodh në mënyrë fizologjike për t’ju përgjigjur situatës së krijuar. Sipas disa studimeve të bëra është vënë re se gratë të cilat kanë pësuar një abort spontan, kanë pasur nivele të larta të këtij hormoni. Kortizoli do të jetë gjithashtu përgjegjës edhe për uljen e nivelit të oksigjenit në plaçentë, duke shkaktuar gjithashtu edhe lindjen e një fëmije me peshë të vogël trupore.

Stresi nuk mund të matet
Është e vërtetë që nuk mund të matet, por mund të kontrollohet, sa më pak nëna të jetë e stresuar aq më mirë është. Kjo mund të arrihet duke ndjekur një stilt ë tillë jetese që do të shkaktojë sa më pak emocione negative. Gjatë 9-të muajve të shtatëzanisë midis nënës dhe fëmijës krijohet një marrëdhënie e cila shkon përtej asaj fizike. Nëna gjatë kësaj kohe nuk e ushqen fëmijën e saj vetëm me gjak, por edhe me emocionet që ajo përjeton, të cilat sigurisht që nuk mund të maten.

Nëse nëna do të jetë e qetë kështu do të jetë edhe fëmija, duke bërë që ai pas lindjes të jetë më pak kapriçioz, të ketë një karakter jo agresiv si edhe të bëjë një gjumë më të qetë. Të gjitha gratë shtatëzana duhet ta përjetojnë këtë fazë të mrekullueshme të jetës së tyre si të tillë, pa u ndikuar nga faktorët e jashtëm.

Share Button