Pas referendumit – Spanja arreston dy figura kryesore të lëvizjes për pavarësinë e Katalonjës

Një gjyqtar spanjoll ka burgosur dy anëtarë kryesorë të lëvizjes katalane për pavarësi.
Jordi Sánchez dhe Jordi Cuixart, të cilët udhëheqin grupet separatiste të shquara, po mbahen në burg pa kusht, ndërsa janë nën hetim për kryengritje.

Dy të arrestuarit ishin figura kryesore në votimin e pavarësisë së 1 tetorit, të cilin qeveria e Madridit e konsideron të paligjshme.
Paraburgimi i tyre çoi në protesta gjatë natës, të cilat pritet të shtohen gjatë ditës së sotme në gjithë Katalonjën.
Sánchez, i cili kryeson Asamblenë Kombëtare Kataloneze (ANC), një organizatë pro pavarësisë dhe Z. Cuixart, kreu i Omnium Cultural, u paraqit para Gjykatës së Lartë në Madrid të hënën.

Ata po hetohen për protestën e 20 shtatorit, në të cilën një turmë bllokoi oficerët e Gardës Civile brenda një ndërtese në Barcelonë, kryeqyteti rajonal i Katalonjës.
Pas referendumit, kreu katalanas Carles Puigdemont nënshkroi një deklaratë të pavarësisë, por ndaloi zbatimin e saj për të lejuar negociatat.

Ai ka bërë thirrje që bisedimet të zhvillohen gjatë dy muajve të ardhshëm.
Megjithatë, qeveria spanjolle ka paralajmëruar se Katalonja duhet ta anulojë deklaratën ose të përballet me sundimin e drejtpërdrejtë nga Madridi.
Puigdemont gjithashtu e ka zemëruar Madridin duke refuzuar të sqarojë nëse ai e shpalli apo jo pavarësinë javën e shkuar.

Share Button