Pas mishit, edhe kafja “nën hetim” nga OBSH

Përveç mishit, edhe kafja është një nga substancat “nën hetim” nga IARC (Agjencia Ndërkombëtare e Kërkimeve rreth Kancerit), agjenci e Organizatës Botërore të Shëndetit, për kërkimet rreth kancerit.

Sipas uebsajtit të agjencisë hetimet e radhës përfshijnë një seri substancash kimike të përdorura, si dhe kafja e pije të tjera të nxehta që do të studiohen në fund të majit të vitit 2016.

Mbledhja e parë, e parashikuar në javën mes 2 dhe 9 shkurtit të vitit 2016, do të marrë në studim një listë paraprake të 7 molekulave, tashmë të njohura që mund të ndërhyjnë në disa horomone njerëzore.

Mes 24-31 majit të vitit 2016 do të trajtohet tema “Kafeja dhe pijet e tjera të nxehta” nga ekspertë të Organizatës Botërore të Shëndetit.
Në këtë mbledhje, çdokush mund të raportojë studime shkencore lidhur me kancerogjenet.

Studimi do të mbyllet më 22 prill, ndërsa kërkimet e ekspertëve që do të bëjnë vlerësimin do të mbyllet më 25 shtator.

 

Share Button