Pas 15 vitesh, vëlla dhe motër palestinezë ribashkohen në Mina

Samiri dhe Bushra janë ribashkuar në Mina pas një ndarjeje 15 vjeçare, për shkak të pasigurisë në territoret e pushtuara palestineze dhe pas migrimit të djalit në Australi.

Bushra, e ftuar nga Kujdestari i dy programeve të xhamive të shenjta për Hajj dhe Umre, nuk mundi të kontrollonte emocionet në momentin kur pa vëllain e saj.

Ajo tha se ende mban mend herën e fundit kur ata ishin bashkë.

“Falenderimi i takon Allahut, në ditën e parë të Kurban Bajramit u takuam përsëri si pelegrinë”, shtoi ajo.

Samiri tha se ishte emocionuar shumë për shkak se mundi të takonte motrën dhe falenderoi Allahun pastaj dhe mbretin Salman që ua mundësoi atyre ribashkimin pas kaq viteve.

Samiri tha se nuk kishte pasur ndonjë koordinim paraprak me Bushrën për kryerjen e Haxhit. /tesheshi.com/

Share Button