Parlamenti i Kosoves për herë të parë me dy deputete me Shami

Për herë të parë, në Parlamentin e Kosovës do të jenë edhe dy deputete me shami. Refiqe Ternava dhe Labinota Demi kanë marrë votat e mjftueshme, duke kaluar gratë e koalicionit dhe do jenë pjesë e parlamentit të Kosovës.

Kujtojmë se në Kosovë u zhvilluan zgjedhjet e parakohshme parlamentare, në një atmosferë të qetë pa ndonjë incident që do te minonte procesin zgjedhor. Koalicioni i Partisë Demokratike, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismës për Kosovën, kryeson me 34.6 për qind, lëvizja Vetëvendosje 26.7 për qind dhe koalicioni i Lidhjes Demokratike, Aleancës Kosova e re dhe Alternativës ka 25.8 për qind. Me keto rezultate është e qartë se as fituesi nuk e ka mundësinë të formojë qeverinë pa një koalicion me subjektet e tjera politike. Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, pjesëmarrja në votime ishte 41.4 për qind. Mbi 1 milion e 872 mijë qytetarë me të drejtë vote ishin regjistruar për të votuar për 5 koalicione, 19 parti politike dhe 2 nisma qytetare, ndërsa 971 kandidatë konkurrojnë për parlamentin 120 vendesh.

Share Button